Policia ka bërë të ditur se një sasi lekësh janë vjedhur mëngjesin e sotëm në Korçë në një kishë.
“Mëngjesin e sotëm, jemi njoftuar se në hyrje të parkut “Rinia”, në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh, në ambientet e brendshme të një objekti kulti (kishë).
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, si edhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.