-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me rrezikshmëri të lartë, kapet në Rinas hakeri kinez

Kryesoret

 Programuesi kinez në kërkim për mashtrim kompjuterik me pasoja të mëdha është arrestuar në Rinas.

Bëhet fjalë për një 32-vjeçar Liangbin Chen, i cili vinte nga Dubai. Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka pasur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterësh dhe telefonash në Dubai, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Mësohet se ai kishte fituar në Dubai dhe Emriatet e Bashkuara plotë 147 milion dollarë.

Njoftimi i policisë

Falë bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas me Interpol Tirana, u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit kinez L. C., 32 vjeç.

Gjatë procedurave të regjistrimit, në hyrje të RSH-së, ky shtetas ka paraqitur një pasaportë kamboxhiane. Pas verifikimeve nga Policia, ky shtetas rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Pekini/Kinë, pasi autoritetet gjyqësore kineze i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodit Penal kinez.

Në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese kineze, vijon puna për ekstradimin e këtij shtetasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit