Disa detaje të reja janë zbuluar nga hetimi i zhdukjes së 49 arkave me banane të kompanisë “Zico”. Deri më tani prokuroria ka dyshimet se arkat mund të jenë zhdukur në Marok ose Itali, pasi anija ka qëndruar në zonat e tranzitit, në dy porte të tjera në Afrikë dhe Itali.
Po ashtu dyshohet se në secilën prej arkave të zhdukura kishte 1 kg kokainë.
Kontejneri mund të jetë hapur në portin e Casablancës, ku ka qëndruar në zonë tranziti.
Po ashtu dhe në portin italian të “Goia Toauro”, ku sërish ngarkesa e porositur nga biznesmeni Trifon Murataj, ka qëndruar në zonë traziti. Po në këtë portë më parë janë zhdukur disa arka të tjera me banane ku brenda ishin 119 kg kokainë.