-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala e të nxehtit, a ishte e parashikuar nga Simpsonët edhe kjo?

Kryesoret

Fansat e “The Simpsons” po bëjnë shaka se sitcom-i i animuar “parashikoi” valën e të nxehtit rekord që goditi Mbretërinë e Bashkuar këto ditë.

Vendi është në mes të një fenomeni ekstrem të motit që ka shkaktuar temperaturat më të larta të regjistruara ndonjëherë dhe në disa zona termometri ka treguar më 19 korrik deri në 43 gradë Celsius.

Simpsonët janë bërë të famshëm për aftësinë e tyre për të parashikuar ngjarjet e lajmeve botërore – nga shpikja e orëve inteligjente deri te zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA.

Me temperaturat në rritje në Britaninë e Madhe dhe pjesë të Evropës, fansat e serialit kanë ndarë një sërë fotografish nga episodet e vjetra që ‘parashikonin’ valën e të nxehtit.

Disa përdorues të Twitter postuan një klip nga episodi i sezonit të gjashtë ‘Bart of Darkness’, në të cilin Hans Molleman del nga shtëpia e tij dhe i thotë përshëndetje ‘Mr Sun’, përpara se t’i vërë flakën vetes nga vapa.

“The Simpsons e parashikuan këtë,” shkroi një fans i serialit krahas një klipi nga episodi i cili tregon shkrirjen e bojës nga një gazetë, në faqen e parë të së cilës shkruhet: “Valja e të nxehtit vazhdon”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit