Biznesmeni Ylli Ibrahimi 45-vjeç, ditën e sotme ka qenë objektiv i një atentati në qendër të qytetit të Milotit. Ai dyshohet se është vrarë.
Një vit më parë i ka shpëtuar një atentati mafioz në qendër të Milotit.
Në atë kohë, Brahimi mbeti i plagosur. Pamje të shumta të atentorëve u publikuan në atë kohë të cilat shfaqin Ibrahimin duke lëvizur në këmbë bashkë me dy miqtë e tij në trotuar në qendër të Milotit kur dy persona të hipur mbi një motor tip Suzuki qëllojnë në drejtim të tij.
Autorët e atentatit zbritën nga motori, dhe qëlluan dhjetëra plumba mbi biznesmenin ndërsa dy personat që e shoqëronin janë larguar me shpejtësi.