Kryeministri britanik në largim, Boris Johnson i tha presidentit ukrainasZelensky në një telefonatë se mbështetja britanike për Ukrainën “nuk do të lëkundet” pavarësisht se kush do të bëhet kryeministri i ardhshëm i vendit të tij.
Johnson “theksoi vendosmërinë e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur popullin ukrainas” dhe tha se ajo nuk do të lëkundet edhe pasi Partia Konservatore të zgjedhë zëvendësuesin e tij.
Ai njoftoi dorëheqjen e tij më 7 korrik mes një vale skandalesh dhe dezertimesh nga ministrat e kabinetit të tij.
Johnson tha se do të qëndrojë në postin e tij derisa partia të zgjedhë një udhëheqës të ri në shtator.