Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka falënderuar ish-Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
“Faleminderit President për përpjekjet tuaja dhe të vendit tuaj gjatë pandemisë #COVID19 dhe për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju uroj gjithë të mirat në përpjekjet tuaja të ardhshme”-shkruan ai.
Mbrëmjen e sotme, Ilir Meta i dorëzoi detyrën Bajram Begajt dhe nesër nis një fazë të re në partinë që themeloi, LSI-në.