Modelja Kate Moss ka rrëfyer se ka qënë “viktimë e drogës dhe anoreksisë” në kohën kur nisi punën e parë në modeling. Sipas Mirror, Kate tregoi se ajo merrte kokainë në një studio regjistrimi me të dashurin e atëhershëm Pete Doherty.
“U ndjeva e sëmurë dhe isha mjaft e zemëruar sepse të gjithë që njihja merrnin drogë, kështu që ata po mundoheshin të fokusoheshin tek unë dhe përpiqeshin të më largonin vajzën time, mendova se ishte vërtet hipokrite kjo gjë që ata donin të bënin”, tha Kate në një intervistë të fundit me Desert Island Discs të BBC Radio 4, raporton CNN.
Kate përmendi se ajo nuk u akuzua për shkelje dhe nuk e humbi vajzën e saj, por në përgjithësi, ajo humbi “kontratat fitimprurëse me disa marka kryesore”.
Pas këtij incidenti, ajo kërkoi falje publikisht, duke shtuar:
“Iu kërkoj falje të gjithë njerëzve që kam zhgënjyer për shkak të sjelljes sime, e cila ka reflektuar keq në familjen time, miqtë, bashkëpunëtorët e biznesit dhe të tjerët. Unë marr përgjegjësinë e plotë për veprimet e mia. Unë gjithashtu pranoj se ka çështje të ndryshme personale që duhet të trajtoj dhe kam filluar të ndërmarr hapat e vështirë, por të nevojshëm për t’i zgjidhur ato”.