Një diamant i madh rozë prej 170 karatësh është zbuluar në Angola dhe pretendohet të jetë guri më i madh i tillë i gjetur në 300 vjet.
I quajtur “Lulo Rose”, diamanti u gjet në minierën e diamanteve Lulo, sipas pronarit të minierës, Lucapa Diamond Company, i cili e njoftoi gjetjen në faqen e saj të internetit të mërkurën.
Është diamanti i pestë më i madh i gjetur nga miniera Lulo.
“Ylli Pink” 59,6 karatësh u shit në një ankand në Hong Kong në vitin 2017 për 71,2 milionë dollarë amerikanë. Mbetet diamanti më i shtrenjtë i shitur ndonjëherë.