Bandat e hajdutëve vazhdojnë të plaçkitin turistët në ishullin grek të Mykonos pavarësisht mbikëqyrjes së policisë. Objektivi i tyre janë turistët e “ngarkuar” me bizhuteri, ar dhe para.
Viktimat e tyre këtë herë ishin tre turistë shqiptarë që kishin ardhur në Mykonos për pushime. Ata kishin rezervuar një suitë në një hotel luksoz në zonën e Plindrit kur në orët e para të së dielës së kaluar ranë pre e grabitësve.
Njërës prej turisteve, i kanë marrë bizhuteri floriri me vlerë totale 17100 euro, pasaportën dhe patentën e shoferit. Të motrës i kanë marrë sende dhe bizhuteri me vlerë 18400 euro, si dhe pasaporta. Ndërsa shqiptarit tjetër sende dhe bizhuteri me vlerë 10 mijë euro si dhe pasaportën.
Pasaportat e marra nga hajdutët nga turistët përfundojnë në tregun e zi, të blera nga rrjetet e kontrabandës së emigrantëve dhe u rishiten emigrantëve.