Të paktën 20 persona humbën jetën në Indi në vetëm 24 orë pasi u goditën nga rrufetë, pas shirave që goditën 8 rrethe të shtetit lindor të Biharit, raporton BBC.
Gjithashtu bëhet me dije se priten edhe më shumë shtrëngata e vetëtima sot dhe nesër në pjesët veriore të shtetit.
Kryeministri i Biharit, Nitish Kumar, i kërkoi popullatës që të ndjek këshillat e autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive dhe njoftoi kompensimin prej 400 rupi ( 5,008 dollarë) për familjet e secilit prej të vdekurve.
Çdo vit në Indi qindra njerëz vdesin nga goditjet e rrufesë./ANSA