-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kujdes, nxirja me solar rrezik për jetën

Kryesoret

Të gjithë duam të dukemi më bukur dhe të kemi një ngjyrë sikur kemi shpenzuar gjithë ditën në plazh. Disa persona duan rezultate më të shpejta apo për çështje kohe dhe zgjedhin të bëjnë nxirje artificiale për të arritur qëllimin. Lajme të këqija vijnë nga Anglia pasi shkencëtarët atje besojnë se ndalimi i solareve mund të shpëtojë jetë.
Një ekip nga Universiteti i Mançesterit ka punuar me shkencëtarë në Australi ku solarët tashmë janë të ndaluar.
Ata shikuan dëmin dhe kostot e lidhura me rrezikun në ambiente të mbyllura.
Hulumtimi në “British Journal of Dermatology” sugjeron se mund të ketë 1200 më pak raste dhe 200 më pak vdekje, në jetëgjatësinë e 18-vjeçarëve mbi të cilët projektuan modelin.
Profesor Adele Green, një eksperte në shëndetin dhe sëmundjet nga Universiteti i Mançesterit tha për Radio 1 Newsbeat: “Ne gjurmuam ndikimin që do të kishte një ndalim total në 620,000 18-vjeçarë në Angli”.
Profesor Green thotë se ata gjithashtu donin të informonin njerëzit për rreziqet që lidhen me solaret.
“Ka shumë keqkuptime për nxirjen artificiale, si për shembull disa thonë se të furnizon me vitaminë D dhe jep nxirje mbrojtëse, por kam frikë se të dyja këto janë të pasakta.
Nuk ka asnjë mënyrë të sigurt për t’u nxirë.
Sipas shifrave nga “Cancer Research”, ka rreth 2,300 vdekje nga kanceri i lëkurës melanoma çdo vit vetëm në UK dhe këshilla e tyre është të mos përdorni fare solaret.

“Nuk ka gjë të tillë si nxirja e sigurt, veçanërisht nëse keni lëkurë të zbehtë ose shumë nishane, ne do t’ju këshillonim të mos i përdorni.”
“Shtetërit e diellit japin doza më të mëdha të rrezeve UV sesa dielli tropikal i mesditës dhe ajo që bëjnë këto rreze UV është dëmtimi i ADN-së në lëkurën tuaj.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit