-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndërprerja e gazit rus i bën gjermanët për “ujë të ftohtë”

Kryesoret

Qyteti gjerman i Hanoverit ka fikur ngrohjen, ndërsa qytetarët po lahen me ujë të ftohtë në të gjitha ndërtesat për shkak të krizës së gazit rus. Ky është qyteti i parë i madh që mbyll ujin e nxehtë pasi Rusia uli në mënyrë dramatike furnizimin me gaz të Gjermanisë.

Gjermanët u është thënë të marrin masa gjithëpërfshirëse për reduktimin e gazit dhe tarifa shtesë në faturat e tyre të energjisë. Edhe BE-ja ka rënë dakord të ulë kërkesën për gazin rus këtë dimër me 15%.

Në përpjekje për të kursyer energji Hanoveri, ka vendosur që uji i nxehtë nuk do të jetë më i disponueshëm për larjen e duarve në ndërtesat publike ose në dushe në pishina, salla sportive dhe palestra. Shatërvanet publike po fiken gjithashtu për të kursyer energji dhe nuk do të ketë drita gjatë natës në godina qeveritare si bashkia dhe muzetë.

Kryebashkiaku Belit Onay tha se qëllimi ishte ulja e konsumit të energjisë së qytetit me 15% si reagim ndaj një “mungese të menjëhershme të gazit” që përbën një sfidë të rëndësishme për qytetet e mëdha. Të njëjtat rregulla zbatohen edhe për ngrohjen. Ndërtesat publike nuk do të kenë ngrohje nga prilli deri në fund të shtatorit të çdo viti, ndërsa temperaturat e dhomës do kufizohen në 20 gradë për pjesën tjetër të vitit me disa përjashtime./BBC

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit