-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rinasi dhe Kakavija ‘pushtohen’ nga turistët, në Qafë Thanë mungon energjia elektrike

Kryesoret

Fundjava e fundit e muajit korrik ka sjellë dhe radhë të gjatë kilometrike në kufijtë e vendit.

Sipas informacioneve paraprake në Qafë Thanë janë krijuar radhë për shkak të shkëputjes së energjisë elektrike.

Autoritet doganore thanë se po punohet me gjenerator.

Por gjatë ditës së sotme është vënë re një fluks i madh me turistë, vizitorë e emigrantë edhe në pikat e kalimit kufitar në Rinas dhe Kakavijë.

Policia ka bërë me dije se nëpërmjet aeroportit të Rinasit, gjatë orëve të para të mëngjesit e deri tani kanë hyrë 23 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Në Rinas punohet me sportele të shtuara dhe nuk ka probleme deri në këto momente. Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eliminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje”.

Ndërkohë që fluks ka pasur edhe në Kakavijë, ku  gjatë orëve të paradites së sotme, kanë hyrë rreth 6 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

“Policia Kufitare e Kakavijës ka koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet. Aktualisht në Kakavijë, nga pala greke punohet me 4 sportele dhe ka  një numër shumë të vogël automjetesh që janë në pritje për përpunim”.

Policia Kufitare në të gjitha pikat e kalimit  në hyrje dhe në dalje,  ka marrë masa duke shtuar sportelet në maksimum, si dhe vijon bashkëpunimi me homologët që lëvizja të jetë e njëtrajtshme si në hyrje, ashtu edhe në dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar”, thuhet në njoftimin e policisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit