Luani
E filloni muajin shumë fuqishëm, pasi Dielli është në shenjën tuaj, por me shumë përballje Mërkuri dhe Dielli do jenë në kundërshtim me Saturnin dhe Uranin dhe me gjithë energjitë e titanëve përfshirë edhe me Jupiterin në Ujor. Po e përballuat këtë periudhë, atëherë jeni vërtet Luan. Hëna e re në datën 8 ju jep një energji për ndryshime, por shumë e vakët. Një përmirësim vjen në datën 16 me futjen e Afërditës në Peshore që ju cilëson sipas talenteve dhe dëshirave tuaja. Në datën 22 me hënën e plotë në Ujor, kujdes nga ngarkesat emocionale dhe marrëdhëniet në çift.
Virgjëresha
Marsi, planeti i luftës, do jetë në shenjën tuaj gjatë gushtit. Por në kundërshtim me Neptunin në Peshk, nuk do bëni gjë tjetër vetëm se do luftoni me mullinjtë e erës. Kjo do të thotë që ruajini energjitë për më vonë dhe mos i shpërdoroni sidomos gjatë dhjetëditëshit të parë të shenjës tuaj. Kujdes gjatë datës 10 dhe 11 një premtim, i cili mund të jetë shumë i deformuar apo zhgënjyes në dashuri dhe në marrëveshje ekonomike. Pas datës 16 fillon dhe përmirësohet situata juaj dhe merrni një drejtim më të qartë. Në datën 8 hëna e re në Luan vetëm sa ju kujton se gjërat që doni të bëni duan edhe pak durim. Kujdes me shëndetin në këtë periudhë. Në datën 22 i jepni fund një pune apo një cikli dhe përgatiteni për një cikël të ri.