Celulari është një mjet komunikimi shumë i rëndësishëm për të gjithë në ditët e sotme dhe kushdo e merr me vete në të gjitha ambientet. Nga këto nuk përjashtohet edhe plazhi. Por si ta mbrojmë mjetin tonë të dashur nga rrezet e diellit dhe uji i detit, gjatë periudhës që jemi në plazh? Për këtë ju ftojmë të lexoni disa këshilla më poshtë.about:blank
Mbajeni në vende të thata – Këshillohet përdorimi i këllëfëve të cilët janë plastikë dhe bëjnë që uji të mos depërtojë.
Kujdes nga rëra- Ajo mund të gërvishtë ekranin. Mbajeni celularin me kujdes në dorë ose në çantë.
Lëreni në vende të freskëta- Dielli ndikon negativisht në baterinë e aparatit celular, i cili ngrohet automatikisht ku punon për orë të gjata. Mundohuni ta mbani atë në vende të freskëta.








