-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina dënon vizitën e Pelosit në Tajvan

Kryesoret

Ministria e Jashtme e Kinës e ka dënuar ashpër vizitën e kryekongresmenes amerikane, Nancy Pelosi, në Tajvan, ku ajo pritet të shpenzojë 24 orët e ardhshme.

Pelosi zbriti në Taipei rreth orës 22:20 me atë lokale të Tajvanit dhe një takim i mundshëm pritet ditën e nesërme me presidentin tajvanez, Tsai Ing-wen.

“Vizita e Pelosit e cenon rëndë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës”, shkruhet në njoftimin nga diplomacia kineze. “Ajo minon tërësisht paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe i dërgon një mesazh të fortë pro-pavarësisë, separatistëve tajvanezë”.

Sipas Pekinit, kjo është një ndërhyrje në çështjet e brendshme të Kinës dhe SHBA-të duhet ta ndalin menjëherë këtë “lojë”.

Mesazhi i parë i Pelosit

Nëpërmjet një komunikate për shtyp nga faqja zyrtare e kryekongresmenes, i cili u bë publik me t’u ulur në Taipei, ajo shkruan se vizita e delegacionit amerikan është kryer për të nderuar angazhimin e palëkundur të demokracisë në Tajvan.

“Vizita jonë është pjesë e një agjende më të gjerë në rajonin e Indo-Paqësorit, duke përfshirë Singaporin, Malajzinë, Korenë e Jugut dhe Japoninë”, theksohet në komunikatë.

Më tej, aty shtohet fakti se diskutimet me lidershipin tajvanez, do të përqendrohen në rikonfirmimin e mbështetjes për partnerët, si edhe në promovimin e interesave të përbashkëta të vendeve, përfshi këtu hapjen tërësore të Indo-Paqësorit.

“Solidariteti amerikan me 23 milionë banorët e Tajvanit është më si rëndësishëm se kurrë më parë sot”, vijohet, “duke qenë se bota përballet me një zgjedhje mes demokracisë dhe autokracisë”.

Në përmbyllje të komunikatës, bëhet e qartë se përpjekja amerikane, është ajo kundër ndryshimeve të njëkahshme të status quo-së në Tajvan, duke dhenë kështu një sinjal të qartë për Kinën se përpjekjet ushtarake të Pekinit jo vetëm nuk do të kenë mbështetjen e Washingtonit, por edhe do të kundërshtohen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit