-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Holanda shpall emergjencën e ujit

Kryesoret

Një verë e pazakontë, shumë e nxehtë dhe e thatë në kulm.

Holanda, një prej vendeve thuajse të zhytura në ujë, ka shpallur emergjencën ujore, për shkak të thatësirës së vitit 2022.

Sipas parashikimit të motit në vendet e ulëta, në dy javët e ardhshme nuk pritet të ketë asnjë reshje shiu, duke i shtuar kështu kohën thatësirës dhe duke limituar burimet ujore të pijshme për vendin.

Me dy të tretat e popullsisë që jetojnë nën nivelin e detit dhe me një sistem kanalesh të ndërtuar në perfeksion, sektori ka sërish vështirësi, pasi has në thatësirat e lumenjve natyrore e artificialë, që përdoren për transportimin publik.

Një prej personave përgjegjës për menaxhimin e ujërave në Holandë, Michele Blom, tha se është një problem i madh, për shkak se resurset ujore nga lumenjtë jashtë kufijve holandezë, të cilët derdhen më pas në delta të ndryshme në bregun e Holandës, po kanë pak prurje gjatë këtij viti.

Kryesori ndër to, është lumi Rin nga Gjermania, i cili është në nivele të ulëta historike, si pasojë e efekteve të ngrohjes globale.

Një strategji e kursimit të ujit është vënë kështu në zbatim, për të limituar sa më shumë dëmet dhe për të pritur me shpresë reshjet e para pas disa javësh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit