-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-kryeprokurorja ukrainase mund të bëhet ambasadore në Zvicër

Kryesoret

Ministri i Punëve të Jashtme në Ukrainë, Dmytro Kuleba nënshkroi një kërkesë drejtuar presidentit Volodymyr Zelensky.

Kjo, për emërimin e ish-prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova si ambasadore e Ukrainës në Zvicër.

Kryediplomati ukrainas e zbuloi këtë në një intervistë për agjencinë “Ukrinform”.

“Po, e kam nënshkruar aplikimin për emërimin e zonjës Venediktova për ambasadore në Zvicër”, tha ai.

Shefi i diplomacisë në Ukrainë vuri në dukje se kjo ide lindi “pas diskutimit në një rreth me disa njerëz”.

Sipas Kuleba-s, praktika e emërimeve politike në postet diplomatike ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë në të gjitha vendet, pasi nevojitet një fluks mendimesh dhe pikëpamjesh të reja.

Më 19 korrik, parlamenti ukrainas votoi për t’i dhënë fund kompetencave të Iryna Venediktova si Prokurore e Përgjithshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit