-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesë force punëtore në Gjermani, shefat ofrojnë 38 orë punë në javë dhe 3 ditë pushim

Kryesoret

Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani është shndërruar në një prej problemeve më të mëdha në këtë vend. Punëdhënësit po gjejnë zgjidhje kreative.

Praktikisht gjysma (49.7%) e kompanive të pyetura në anketën e institutit ekonomik Ifo ankohen, se janë të detyruar të reduktojnë ofertën e tyre për shkak të mungesës së fuqisë punëtore. E situata sa vjen e përkeqësohet: në të njëjtën anketë të realizuar në prill, 43.6% e kompanive e kishin këtë problem, që ishte përqindja më e lartë që nga fillimi i matjeve të tilla në vitin 2009.

Në atë kohë vetëm dhjetë përqind e kompanive ankoheshin për mungesën e fuqisë punëtore të kualifikuar. Por ndërkohë kjo është shndërruar në një problem shumë të madh. Sektori i shërbimeve është më i godituri, pavarësisht nëse janë vetëm punonjës të përkohshëm (77.9%) ose shërbime të specializuara intelektuale si këshilltarët tatimorë dhe auditorët (71%). Ankohen edhe kompanitë nga industria përpunuese (44.5%), tregtisë me pakicë (41.9) dhe tregtisë me shumicë (36.3%), në sektorin e ndërtimit (39.3%)…

Ankesat më të vogla vijnë në kompanitë e sektorit farmaceutik (17.2 %) dhe industrisë kimike (24.1%). Ndërsa industria e automjeteve aktualisht ka probleme të tjera, kështu që ankohen vetëm 30.5 % nga kompanitë e anketuara, ndërsa ky numër në inxhinieri mekanike është vetëm pak nën mesataren (43%).

Perspektiva
Ndërkohë që kompanitë e mëdha ende në një farë mënyre “arnojnë” prodhimin e tyre me punëtorët që kanë, për kompanitë e vogla – dhe veçanërisht për artizanët, situata është një fatkeqësi e vërtetë. Për të gjetur punonjës të tjerë të mirë apo për t’i mbajtur disi punonjësit e mirë që kanë aktualisht, kompanitë e mesme detyrohen të kërkojnë zgjidhje të reja.

E tillë është gjendja edhe me Thomas Schmauser, i cili ka një kompani të vogël për instalime afër Nurembergut. Atë e kemi vizituar të enjten para një jave, kur ishte edhe dita e fundit e punës në javë për punonjësit e tij. Ata nuk punojnë të premteve, të shtunave dhe të dielave. Oferta për punonjësit tingëllon mirë, që të punojnë vetëm katër ditë në javë, ndonëse shefi i tyre ka dhe llogarinë e vet: nga e hëna deri të enjten ata punojnë nëntë orë e gjysmë, që në ndërtim ndodh shpesh, ndërsa më pas kanë tri ditë pushim. Pra 38 në vend të 40 orë pune në javë për të njëjtën pagë.

Maike Böhm është shumë e kënaqur, sepse ia vlen të udhëtosh diku gjatë fundjavës, mund të shkosh tek mjeku ose të bësh diçka tjetër të premten, pa pasur nevojë të marrësh pushim, thotë ajo. Edhe Lukas Plattner është i kënaqur: fakti që teorikisht punon pak më gjatë në disa ditë, nuk vërehet shumë, sepse neve na duhen të paktën gjysmë ore më shumë për të përgatitur veglat dhe për të pastruar kantierin e ndërtimit pas punës. Ai tani shpenzon më pak karburant për të shkuar në punë.

Më pak punë e më shumë para!
Edhe shefi është i kënaqur, sepse po ndodh diçka e çuditshme. Ka një gjysmë viti që punohet kështu ndërkohë që rezultatet janë më të mira se sa në kohën kur kanë punuar pesë ditë në javë. Shefja Stefanie Schmauser shpjegon: “Efekti pozitiv është se ne jemi më efikas në punë. Njerëzit pushojnë mirë, sepse janë të lirë nga e enjtja deri të hënën dhe kanë kohë për të shijuar kohën e lirë.”

Schmauser thotë se as klientët nuk ankohen – të gjithë e dinë se si është gjendja në ndërtim. Me rëndësi është që puna të kryhet në kantier. Dhe kur puna kryhet shpejt, askush nuk pyet asgjë. Për këtë arsye kritikat më të shumta i dëgjon nga kolegët e tij dhe sipërmarrës të tjerë që e konsiderojnë këtë shkelje të konkurrencës së ndershme në treg.

E konkurrenca – për një punëtor të mirë po shtohet nga dita në ditë, thotë Daniel Terzenbach, anëtar i bordit të Agjencisë së Punësimit: “Sot, punëdhënësit duhet të bëjnë gjithçka për të tërhequr punonjësit. Mbajtja e punonjësve apo gjetja e njerëzve të rinj janë kthyer në sfidat më të rëndësishme për sipërmarrësit, sepse në tregun e punës ka gjithnjë e më pak njerëz”. Ndaj po mendohet edhe për mundësitë kreative të zgjidhjes së problemeve./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit