-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shoqëria civile serbe bën thirrje për zgjidhje paqësore të krizës në veri

Kryesoret

Përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe mediave nga komuniteti serb në Kosovë kanë miratuar një deklaratë të përbashkët në të cilën bëjnë thirrje për zgjidhje paqësore të krizës dhe fillimin e dialogut pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës, thuhet në komunikatën e organizatës Aktiv.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak. Pas ndërhyrjes diplomatike të Uashingtonit, Qeveria e Kosovës bëri të ditur për shtyrjen e zbatimit të këtij vendimi në momentin që serbët heqin barrikadat. por Kjo ndodhi më 1 gusht.

“U bëjmë thirrje qeverive në Beograd dhe Prishtinë që të përmbahen nga çdo lëvizje e njëanshme dhe të zëvendësojnë retorikën nxitëse me dialog konstruktiv, i cili është e vetmja mënyrë për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme që do të respektojë nevojat e qytetarëve”.

“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, BE-së, SHBA-së dhe vendeve të Kuintit që menjëherë dhe sa më shpejt të krijojnë hapësirë për dialog në nivel politik, duke insistuar në kontakt të drejtpërdrejtë ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Në këtë deklaratë, ata ftojnë dhe Listën Serbe, e cila është pjesë e Qeverisë së Kosovës dhe ka deputetë në Kuvendin e Kosovës, që të marrë përgjegjësi dhe të marrë pjesë aktive në zgjidhjen e këtij problemi.

“… dhe të krijojë një kanal institucional të komunikimit me Kryeministrin e Kosovës, përveç komunikimit me Beogradin, që është e vetmja mënyrë e drejtë për të vepruar politikisht përgjegjës”.

Sipas tyre, deputetët dhe ministrat e Listës Serbe janë të vetmit përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, prandaj është e nevojshme që veprimet pasive të zëvendësohen me një rol proaktiv në zgjidhjen e problemeve që prekin drejtpërdrejt qytetarët.

Ndër kërkesat e këtij grupi është që sidomos në situata të tensionuara të gjitha informatat, dokumentet, njoftimet t’i publikojnë në të gjitha gjuhët zyrtare në Kosovë dhe t’i bëjnë që ato të arrijnë deri te gjithë qytetarët në Kosovë.

“Në këtë mënyrë do të parandalohen të gjitha paqartësitë, dezinformatat dhe lajmet e rreme apo të shtrembëruara, të cilat mund të kërcënojnë paqen dhe sigurinë e përgjithshme të individit”.

Ata thonë se mungesa e komunikimit me komunitetet lokale dhe angazhimi i njësive speciale policore kanë ndikuar drejtpërdrejt në ngritjen e tensioneve në veri të Kosovës dhe kërcënojnë të thellojnë nivelin e lartë të mosbesimit mes dy komuniteteve.

“Si aktivistë dhe qytetarë, dëshirojmë që urrejtja, tensioni dhe destabilizimi të përfundojë dhe përmes dialogut dhe zgjidhjes së përbashkët të problemeve të krijohen kushte për jetë të përbashkët, bashkëpunim dhe prosperitet”.

Nënshkruesit e kësaj letre janë: Qendra për Paqe dhe Tolerancë (CPT); Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike (ACDC); Forumi për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndëretnik (FDMC); Grupi Mediatik i Gorazhdevci; Qendra Humane Mitrovicë Komunikimi për Zhvillimin Shoqëror (CSD); OJQ AKTIV; Veprimtaria rinore e Parteshit; RTV KIM; Radio Kontakt Plus dhe OJQ Far./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit