Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) deklaroi të martën se po shqyrton një hua deri në 62.9 milionë euro për Shqipërinë.
Kjo, për rehabilitimin e një linje hekurudhore prej 120 kilometrash midis Vorës dhe Hanit të Hotit në kufi me Malin e Zi.
Lajmi u bë i ditur nga portali i specializuar për biznesin “See News”.
Operatori shtetëror hekurudhor në Shqipëri do të jetë përfituesi përfundimtar i kredisë, sqaroi BERZH.
Projekti i rehabilitimit të hekurudhave do të bashkëfinancohet nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Bashkimi Evropian (BE).
Kjo, përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), thuhet në dokumentin përmbledhës të projektit.
Kostoja totale e projektit llogaritet në rreth 267 milionë euro.
Deri më tani, BERZH ka investuar më shumë se 1.5 miliardë euro në kredi në 110 projekte në Shqipëri.
Investimet në formë ganti që BE-ja i ka dhënë për sektorin e transportit në Shqipëri ka arritur shifrën rreth 250 milionë euro.
Marrëdhënia e fortë e BERZH me institucionet e BE-së është gjithëpërfishërëse dhe shumë e gjerë.
BE-ja zotëron 3 përqind të kapitalit të BERZH-it. Bashkimi Evropian, Banka Evropiane e Investimeve dhe vendet anëtare të BE kombinuan 54 përqind të kapitalit të BERZH-it.