-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dështoi tenderi i dezinsektimi të mushkonjave, Ethet e Nilit perëndimor shumë pranë Shqipërisë

Kryesoret

Këtë vit dezinsektimi nuk u bë në vendin tonë pasi tenderi dështoi.

Por mushkonjat që përhapin virusin vdekjeprurës,Ethet e Nilit po qarkullojnë në vendin tonë.

Ndërkohë Italia fqinje është alarmuar për shkak të përhapjes së etheve të Nilit, ku deri më tani janë prekur afro 100 persona dhe pothuajse gjysma e tyre janë në gjendje të rënde, 5 kanë humbur jetën deri më tani.

Virusi i Nilit Perëndimor transmetohet përmes pickimit të mushkonjave dhe zogjve shtegtare.

Sa më i madh numri i infeksioneve dhe i mushkonjave në mjedis, aq më e madhe është mundësia e kontaktit me sëmundjen.

Virusi i etheve të Nilit shkakton dhimbje të muskujve, temperaturë të lartë shkakton encefalit dhe meningjit deri dhe humbje jete.

Ne Shqipëri nuk është identifikuar ende asnjë rast edhe pse në laboratorin e ISHP thonë se janë gatishmëri askush nuk mban përgjegjësi për dezinsektimin e mushkonjave që nuk është bërë.

Burime të Top Channel në ISHP thonë se procedurat për zhvillimin e tenderit për dezinsektimin e mushkonajve kanë nisur që në muajin shkurt të këtij viti pranë Agjensisë së blerjeve të përqendruara pranë Ministrisë së Brendshme me qëllim që në muajin prill të fillonte procesi i dezinsektimit, atëherë kur mushkonjat janë ende larva.

Bëhej fjalë për një fond prej 790 milion lekësh.

Por për shkak të ankimimeve të bëra nga operatorët  të përfshire, ky tender që prej 7 muajsh nuk është finalizuar .

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit