-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbretëria e Bashkuar miraton vaksinën për Omicron

Kryesoret

Mbretëria e Bashkuar është vendi i parë në botë që miratoi një vaksinë anti-COVID të krijuar posaçërisht edhe për variantin Omicron, që është më dominanti aktualisht në botë. Kjo vaksinë funksionon si për variantin standard të virusit, si kundër omicron.

Kompania e vaksinimit që do të prodhojë vaksinën, “Moderna jab” mori miratimin nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor(MHRA), pasi plotësonte standardet e rregullatorit të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë, cilësinë dhe efektivitetin.

“Gjenerata e parë e vaksinave kundër COVID-19 që përdoret në Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të sigurojë mbrojtje të rëndësishme kundër sëmundjes dhe të shpëtojë jetë. Ajo që na jep kjo vaksinë bivalente është një mjet i mprehtë në armaturën tonë për të na ndihmuar në mbrojtjen kundër kësaj sëmundjeje ndërsa virusi vazhdon të evoluojë”, tha Stephane Bancel, shefi ekzekutiv i Moderna.

Doza përforcuese, e njohur si “Spikevax bivalent Original/Omicron”, përmban 25 mikrogramë vaksinë Omicron dhe 25 mikrogramë vaksinë origjinale të koronavirusit. Vaksina është dorëzuar për miratim edhe tek autoritetet në Australi, Kanada dhe BE. Pritet që BE-ja të miratojë dozën deri në shtator.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit