Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur kanë vrarë të paktën 29 persona dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi në lindje të Afganistanit.
Shirat e rrëmbyeshëm kanë përfshirë provincat Parwan, Kapisa dhe Nangarhar në 24 orët e fundit. Të paktën 20 njerëz u vranë dhe 50 u plagosën në Parwan, sipas Mohammad Nasib Haqqani, një zëdhënës i ministrisë së menaxhimit të fatkeqësive.
Pesë persona u vranë në provincën Kapisa dhe katër në provincën Nangarhar, shtoi ai. Njëqind njerëz janë ende të zhdukur në Parwan, shtoi Hekmatullah Samim, një zëdhënës i guvernatorit të provincës.









