Dy prej banorëve më banorëve më të famshëm të Big Brotrher Vip, Ilir Shaqiri dhe Monika Lubonja, i janë rikthyer edhe njëherë sherrit përmes rrjeteve sociale.
Së fundmi, Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën.
Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur: “Iliri”, me disa emoji duke qeshur.

Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!” Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë “BBV” tregoi se i pëlqen shumë bananet.
