Prodhuesi më i madh në Europë i ujërave të gazuar, jo më pak se 1 miliard e gjysmë shishe në vit, ka vendosur të ndalojë linjën e prodhimit të produkteve të tyre. CEO i kësaj kompanie, italiania Sant’Anna, e shpjegon arsyen se dioksidi i karbonit është në zhdukje nga tregu.
Por çfarë po ndodh me gazin e njohur nga të gjithë edhe me formulën e saj kimike, Co2?
Kriza globale në gjetjen e sasive të këtij gazi natyror është shfaqur në dramaticitetin e tyre dy vite më parë, por sot po jep pasojat e saj ekonomike që mund të krijojnë “stuhinë perfekte” në shumë sektorë të ndryshëm, dhe që lidhen mes tyre vetëm nga përdorimi i këtij përbërësi që siç mund ta kujtojnë ende të gjithë maturantët, është e formuar nga dy atome oksigjeni të lidhur me një atom të vetëm karboni.
Dioksidi i karbonit tashmë përdoret në sektorë të ndryshëm që shkojnë nga pijet e gazuara dhe ruajtja e freskisë në produktet e paketura në supermerkete, deri te prodhimi i akullit të thatë, në përpunimin e mishit e deri te centralet bërthamore.
Thjesht kërkesa është tejet e madhe dhe i gjithë zinxhiri i prodhimit dhe shpërndarjes ka hyrë në krizë, e nxitur edhe nga vitet nën pandemi dhe kriza e fundit në Ukrainë.
Prodhues të mëdhenj të gazit si Nippon Gases, deklarojnë hapur se kapaciteti është ulur me 50%, duke i detyruar t’i japin përparësi disa sektorëve si atë mjekësor dhe në përpunimin e mishit.
Prodhimi i pijeve të gazuara me sa duket është renditur nga prioritetet e fundit për momentin, dhe kjo ka sjellë një mungesë pothuajse totale të furnizimit, dhe si pasojë fillimin e pezullimit të prodhimtarisë të këtyre produkteve në kontinent.