-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria zbulon trafikimin e narkotikëve nga Anglia nëpërmjet postës

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e mëngjesit të sotëm, ku dy të rinj u vendosën në prangat e Policisë për shkak të trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet postës.

Ajo shkruan s është njoftuar nga shërbimet e Postës Shqiptare mbi dy pako të dyshimta ardhur nga Mbretëria e Bashkuar, me dërgues shtetasin A. A., Londër, me adresë marrësi shtetasin Shqiptar A.C., me adresë Durrës dhe pako tjetër me adresë marrësi shtetasin shqiptar A. B., po me adresë Durrës.

Nga skanimi i këtyre pakove u konstatuan elementë të dyshimtë me erë dhe karakteristikë si ajo e lëndës narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve u realizua me sukses operacioni për dorëzimin e kontrolluar dhe arrestimin e personave të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur sekuestrimi i një sasie lënde narkotike dhe në vijim arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale D. Sh.,18-vjec, lindur dhe banues në Tiranë dhe M. V., 18-vjec, lindur dhe banues Tiranë.

Nga hetimet ka rezultuar se dy pako kanë ardhur nga Mbretëria e Bashkuar me postë dhe më pas nga Tirana kanë shkuar në Durrës, në filialin e postës në lagjen nr. 13, për tu tërhequr nga personat e interesuar.

Porositësi i kësaj lënde narkotike është shtetasi  M.V., me banim në Tiranë, i cili për të tërhequr pakot në Durrës dhe për t’i sjellë në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit