Meta ka përjashtuar Andrew Tate nga platfoma “Facebook” dhe “Instagram” për shkelje të politikave të tij.
Ish-kikboksieri u bë i famshëm në vitin 2016 kur u hoq nga emisioni televiziv Big Brother për shkak të një videoje që e tregonte atë duke sulmuar një grua.
Ai vijoi të fitonte famë në internet.
Twitter e ndaloi atë kur Tate shkroi se gratë duhet të “mbajnë përgjegjësi” për sulmet seksuale.
Ai kishte 4.7 milionë ndjekës në Instagram në kohën kur llogaria e tij u hoq.
Ky numër ishte rritur me shpejtësi nga rreth një milion ndjekës në qershor.
Në kohën e largimit të tij nga Big Brother, Tate tha se video ishte edituar, duke e quajtur atë “një gënjeshtër totale që përpiqet të më bëjë të dukem keq”.
Ai nuk ka komentuar ende për ndalimin e Metës.
Tate është kritikuar shpesh për komentet e tij.
Videot rreth tij janë të njohura në platformat e mediave sociale, veçanërisht në TikTok ku videot që përdorin hashtag #AndrewTate janë parë më shumë se 12.7 miliardë herë.
Dhe në YouTube, disa nga videot e tij kanë pasur miliona shikime.
Në një video, gjatë së cilës ai u intervistua nga një tjetër YouTuber, ai tha se ishte “absolutisht një mizogjen”.
Më vonë, në të njëjtën video, ai i quajti gratë “në thelb dembele” dhe tha se “nuk ekzistonte një femër e pavarur”