-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga drejtimi i mjetit pa leje deri tek sherri me grushte, policia e Tiranës bën namin

Kryesoret

Policia e Tiranës ka arrestuar dy qytetarë dhe ka proceduar penalisht tre të tjerë për vepra penale të ndryshme. Mësohet se një 27-vjeçar u arrestua pasi ka shkelur arrestin e shtëpisë. Ndërsa një 39-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje qarkullimi.

Tiranë / Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin R. P., 27 vjeç, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, pasi 27-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasit:

– E. S., 28 vjeç dhe E. D., 31 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Kavajës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin I. Gj., 34 vjeç;

– D. A., 38 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Brigada VIII”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. P., 39 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit