Kur kërkojmë frymëzim apo ekspertizë, kthejmë sytë nga njerëzit e famshëm. Kur kërkojmë ide për dekorin e shtëpisë, nga i kthejmë sytë? Nga të famshmit sërish. Mobiljet e tyre mund të jenë jashtë buxhetit tonë, por aroma që i japin shtëpisë jo. Në fakt, kemi zbuluar qiririn më popullor në Hollywood.
Në një intervistë, Adriana Lima tha se s’jeton dot pa qirinj. “Bukuria është gjithçka që ndjen… dhe aromaterapia për mua është pjesë e bukurisë,” tha supermodelja dhe zbuloi se i preferuari i saj është Gardenia Scented Candle nga Diptyque. “Është aroma më seksi,” shtoi ajo.
Dhe mesa duket, s’është e vetmja që mendon kështu. Kourtney Kardashian ka ekzaktësisht të njëjtin qiri në shtëpi. Kerry Washington, Kate Hudson dhe Meghan Markle gjithashtu.
Por çfarë u pëlqen të famshmëve te ky qiri? Aroma florale? Dizajni minimalist? Apo ndoshta fakti që digjet për 60 orë? Të gjitha këto duhen marrë parasysh para se të lexoni çmimin. Ky qiri modest kushton 68 dollarë. A ia vlen që shtëpia të mbajë aromë të pasurish?