Policia e Sarandës ka njoftuar se ditën e sotme ka humbur jetën një turist Italian.
Sipas policisë dyshohet se 77-vjeçari me iniciale G.V ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 21.08.2022, rreth orës 14:30, në plazhin e Çentralit, Sarandë, shtetasi italian G. V., 77 vjeç, duke qëndruar në afërsi të bregut të detit, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes