-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si ta doni më shumë jetën që keni

Kryesoret

1- Jeto në të tashmen

Nëse jeton në të tashmen, je duke jetuar me jetën që po bën tani, jo duke rrëmuar në të kaluarën apo duke u stresuar për planet e së ardhmes. Të jetosh ‘tani’ është e vetmja mënyrë për të pasur kontroll mbi situatat. E shkuara ka mbaruar dhe e ardhmja nuk ka ardhur ende. Koha e vetme në të cilën mund ta doni vërtet jetën tuaj është kur përjetoni emocionet e së tashmes.

2- Bëj atë që të sjell ty lumturi

Kjo është jeta jote dhe vjen vetëm 1 herë, ndaj argëtohu, dhe shijoje në maksimum. Njerëzit harxhojnë kohë dhe energji duke bërë gjëra që në të vërtetë nuk i shijojnë aspak dhe më pas pendohen, kur kuptojnë se nuk mundën të jetoni ndryshe apo për zgjedhjet që kanë bërë. Duke bërë gjërat që ju sjellin lumturi, merrni emocione pozitive dhe kjo do t’ju bëjnë të ndiheni shumë mirë.

3- Mos jeto dhe vepro për t’i bërë qejfin të tjerëve

E vërteta është, ju nuk do të mund t’i bëni qejfin të gjithëve, atëherë pse ta provoni këtë? Lumturia juaj nuk varet nga dikush tjetër. Kur jeni e zënë duke kënaqur të tjerët, në fakt nuk jeni duke e bërë këtë me veten tuaj. Sa më pak të përqëndroheni te mendimet e të tjerëve, më shumë kohë do të keni të përqëndroheni në gjërat që janë vërtetë të rëndësishme për ju.

4- Praktikoni mirënjohjen

Kur e jetoni jetën me mirënjohje, ju mbani në ndërgjegje të gjitha gjërat që janë të mira në jetën tuaj dhe përqëndroheni më pak në ato që nuk funksionojnë. Kur ju e dini se çfarë po shkon mirë në jetën tuaj, është e pamundur të ngecni në pesimizëm. Mirënjohja ju mban ju falenderuese, të lumtura dhe shumë pozitive.

5- Pranoni arritjet tuaja

T’i jepni vetes një vlerësim për një punë të bërë mirë ju jep ju një ndjenjë suksesi, duke i dhënë kështu vetes kurajo për të ecur përpara dhe për të qenë më të suksesshëm. Sa më shumë që t’i njihni fitoret tuaja, aq më shumë të motivuar do të jeni për të arritur qëllimet që i keni vendosur vetes.

6- Çmoni njerëzit që doni

Jini prindi, partneri, miku, djali apo vajza më e mirë që mund të jeni. Është shumë e lehtë të jeni të zënë me punë saqë të harroni sesa të rëndësishme janë disa marrëdhënie për ju. Nëse zgjidhni të çmoni njerëzit që doni përmes fjalëve dhe veprat, do të surprizoheni vërtetë nga ndjesia e lumturisë që do të ndjeni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit