-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vinin baste sportive arrestohen dy klientë, në kërkim pronar i lokalit

Kryesoret

Policia e Tiranës ka njoftuar se  janë arrestuar  tre qytetarë dhe një është proceduar penalisht. K. B., 21 vjeç, F. B., 28 vjeç pasi janë kapur duke vënë baste në një lokal, ndërsa R. M., 17 vjeç është proceduar në gjendje të lirë. Policia e Tiranës shton se gjithashtu u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”.

Njoftimi i policisë Tiranë

 Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”. Goditet, nga Komisariati i Policisë Nr. 1, një tjetër rast i vënies së lokaleve në dispozicion për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. Vinin baste sportive në aparatet e tyre celulare, vihen në pranga 2 shtetas, procedohet në gjendje të lirë një tjetër. Shpallet në kërkim pronari i lokalit, ku organizoheshin lotari të palejuara. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara dhe kanë goditur një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në Sauk, shërbimet e Policisë, kanë ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit P. E., të cilin e kishte përshtatur për organizimin e lotarive të palejuara. Gjatë kontrollit janë konstatuar duke vënë baste sportive, nëpërmjet aparateve të tyre celularë, shtetasit K. B., 21 vjeç, F. B., 28 vjeç, dhe shtetasi R. M., 17 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” i shtetasve K. B. dhe F. B., ndërsa shtetasi R. M. u procedua penalisht në gjendje të lirë. Gjithashtu, u shpall në kërkim pronari i lokalit shtetasi P. E., për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra fati të palejuara”. Vijon puna për kapjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit