Tetë turistë, 6 polakë dhe 2 gjermanë mbetën të bllokuar në kanionet e Langaricës. Mësohet se ata humbën orientimin dhe kërkuan ndihmë. Turistët mbetën të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”.
Policia e Përmetit mbërriti në vendngjarje dhe shpëtoi 6 turistë polakë. Mësohet se një çift gjerman vijon të jetë i bllokuar në kanion.
Shkaku paraprak dyshohet se është bërë moti i keq pasi kjo pasdite. Moti i keq ka qenë me reshje intensive në zonë.
Lumi i Langaricës ka dalë nga shtrati. Çifti gjerman kishte edhe një fëmijë, i cili është nxjerr nga kanioni.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, por po pritet që të bjerë niveli i ujit për të ndërhyrë. Turistët janë befasuar nga moti i keq, i cili ka ndryshuar në mënyrë të papritur.
Turistët ndodheshin brenda në kanion dhe mbetën të bllokuar kur niveli i ujit u rrit në mënyrë të menjëhershme.
Ndryshimi i motit është kthyer shpesh në problem në kanionet e vendit. Tre vite më parë, në Kanionin e Holtës në Gramsh ndërroi jetë një vajzë 25-vjeçare nga Lushnja.