-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha mes besimtarëve: Beogradi armik ka shtrirë dorën në Shqipëri

Kryesoret

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një ceremonie në teqen e Homeshit në Dibër është shprehur në lidhje me situatën politike dhe sigurinë në vend.

Mes besimtarëve bektashian ai ka dhënë mesazhe për atdhetari dhe kthimin e të rinjve. Berisha ka shtuar se Beogradi, si një armik ka rritur influencën e tij në Shqipëri.

Mesazhi i parë sot e që është më aktual se kurrë qëndron që ne duhet ta duam shumë këtë vend, teqet inspirojnë dashuri e paqe e besim.

Homeshi, Dibra e Shqipëria kanë nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë.

Pas largimit të armikut shekullor, në armik tjetër u shfaq. Për fat të keq ky armik tjetër që është Beogradi e ka shtrirë sot influencën më shumë se kurrë në Shqipëri ndaj ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur këtë vend“, është shprehur ai.

Po ashtu ish-kryeministri e ka vënë theksin te pasuritë kombëtare që burojnë nga Dibra.

Këta fëmijë e të rinj ta ndërtojnë të ardhmen këtu vendin e tyre. Pasuritë që ka Bulqiza e Peshkopia mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë që sot kanë këto treva.

Sot braktiset se një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por dhe mallkim. Ndaj le të në frymëzojë ne sot ky akt sa hyjnor aq dhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”, ka përfunduar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit