-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO- Dua Lipa është shndërruar në një ikonë mode

Kryesoret

Në vetëm pak vite, Dua Lipa ka fituar titullin e ikonës së modës. Ajo nuk është vetëm një yll i suksesshëm i pop-it, por edhe një nga vajzat që sjell e para tendencat më të fundit të modës dhe që nuk ka frikë kurrë të guxojë.

Ajo lançon gjithmonë të rejat e modës, falë stilistit të saj të pandashëm, Lorenzo Posocco i cili e ndjek në të gjitha ndryshimet e stilit, shkruan “Vogue.it”.

Veshja e fundit është një ëndërr, një bikini tërësisht i kristaltë i shoqëruar me një fund të gjatë të bardhë dhe një palë këpucë me platformë të lartë.

Dua Lipa është adhuruese e modës Y2K dhe daljet e saj me këtë veshje kanë kontribuar në përhapjen e këtij stili, duke filluar me rikthimin e pantallonave me bel të ulët, të cilat shkaktuan shumë bujë dhe që u kthyen në trend.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit