Manchester United arriti të bëjë një lëvizje të madhe në merkato, duke transferuar Casemiron nga Real Madrid.
Për Casemiron kjo lëvizje shihet si sfida e rëndësishme e pjesës së dytë të karrierës së tij.
Casemiro pritet të zhvendoset në zonë e Çishajër, ku gjendet klubi dhe jetojnë shumë lojtarë të “djajve të kuq”, por ku siguria ka filluar të bëhet shqetësuese.
Në këtë zonë, shumë lojtarë janë bërë viktima të grabitjeve dhe disa muaj më parë, hajdutët i hynë në shtëpi Pogba ndërsa i ishte në ndeshje.
Një situatë që ka shtyrë drejtuesit e Junajtid që të vendosin truproja për Casemiron që në ditën e parë kur zbarkoi në Angli.
Lojtari dhe familja e tij do të qëndrojnë në hotel derisa të gjendet një shtëpi në një zonë me roje private sigurie, që lojtari të ndjehet i sigurt dhe të mos ketë probleme, në mënyrë që të jetë 100% i fokusuar që të ndihmojë skuadrën në fushën e lojës.