Mauro Petriccione Drejtori i Përgjithshëm i Komisionit Evropian të Veprimit Klimatik ka vdekur këtë të martë.
Në shenjë ngushëllimi për vdekjen e Mauro Petriccione ka shkruar presidentja e Komisionit Evropian , Ursula Von der Leyen.
“Me dhimbje të thellë mësova për ndarjen nga jeta të Mauro Petriccione, Drejtori ynë i Përgjithshëm për Veprimin Klimatik”, shkruan ajo në Twitter.
“Mauro ishte një koleg i dashur, i respektuar. Puna e tij i dha atij respekt dhe miqësi në Evropë dhe më gjerë. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij në këto kohë të trishtuara”, ka shkruar der Leyen.
Gjithashtu për të ka shkruar edhe nënkryetari i Komisionit Europian, Frans Timmermans.
“Mauro ishte kolegu dhe miku ynë. Ai ishte një evropian i vërtetë në traditën më të mirë të organizatës në të cilën ai punoi për pjesën më të madhe të karrierës së tij,” shkroi nënkryetari i Komisionit Evropian, Frans Timmermans.
“Petriccione, ishte një mbështetës i lidershipit evropian për veprimin klimatik dhe një negociator efektiv në nivelet më të larta ndërkombëtare.”- vazhdoi ai.