Sezoni i zjarreve dhe i të nxehtit nuk është mbyllur akoma. Flakët kanë përfshirë kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palas të Vlorës.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë që mësohet se 3 zjarrfikës nga Himara janë nisur për neutralizimin e flakëve.
Rreth një muaj më parë flakët kanë përfshirë antenat telefonike po në këtë zonë. Nga hetimet policia konstatoi se ishte zjarrvënie e qëllimshme.