-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Partia e Lirisë: U paguan 70 milionë euro për pajisje të përdorur

Kryesoret

Koordinatorja për kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj në konferencën për mediat ka zbuluar fakte të tjera për inceneratorin e Tiranës.

Shehaj ka zbuluar një dokument, ku kompania e incenerataorit ka blerë një pajisje të përdorur nga në Itali për 70 milionë euro.

“Sot bëjmë publike një kontratë që është e lidhur midis kompanisë italiane ‘Ecros SRL’ dhe integrated energy BV, shpk.

Kontrata ka në thelb blerjen e një impianti të përdorur.

Pra ne paguajmë dhjetra miliona euro, kompania deri më tani ka mbledhur rreth 70 milionë euro pagesa nga shteti dhe nga privati dhe blen pajisje të përdorura.

Kontrata është lidhur në shtator te vitit 2020, për një vlerë 70 mijë euro.

Ajo cka e bën më të rëndë këtë fakt ka rreth dy vite që instancat shtetërore që duhet të auditonin këtë kompani nuk e kryejnë punë e tyre.

Njësia e zbatimit të projekteve nga 3 anëtarë të ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe nga dy anëtarë të Bashkisë së Tiranës. E ne vijojmë paguajmë 29 euro tonin për një impiant te përdorur”, tha Briseida Shehaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit