Po shikon një video në YouTube dhe papritur të zë syri numrin 222? Je në rrugë dhe sheh një targë 222? Epo, universi po të thotë diçka!
Ç’janë numrat e engjëjve?
Numrat e engjëjve janë numra që përsëriten më shumë se tre herë dhe kanë kuptim spiritual. Përmes tyre, engjëjt dhe universi komunikojnë më ne dhe na japin mesazhet e paraardhësve, shpirtrave udhëzues, apo edhe sinjale që lidhen me rrugëtimin tonë.
Ç’kuptim ka numri 222 në përgjithësi?
222 lidhet me balancën, harmoninë dhe bashkëpunimin. Sipas spirutualistes Doreen Virtue, 222 do të thotë: “Beso se gjithçka po punon në mënyrën më të mirë dhe bekimet do të vijnë shumë shpejt”. Gjithashtu, do të thotë edhe: “Ki besim dhe lërja në dorë universit”.
Ç’kuptim ka 222 në dashuri?
Kur bëhet fjalë për dashurinë, 222 ka një domethënie shumë pozitive, pasi tregon se në horizont po vjen personi i duhur. Nëse je në një lidhje romantike, 222 tregon se kjo lidhje po forcohet. Por, numri i engjëjve është i lidhur edhe me shpirtin binjak. Nëse po manifeston dikë specifik dhe sheh këtë numër, atëherë ki besim sepse shumë ngjarje dhe ndjesi pozitive po vijnë drejt teje. Në periudha të ndryshme (varet si rezonon me ty), 222 nënkupton edhe marrjen e vendimeve të rëndësishme.
Ç’të bësh kur e sheh 222?
Bëj një rishikim të situatës në të cilën ndodhesh dhe krijo balancën e duhur.