-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festa e pavarësisë e gjen nën pushtim, Meta: Ukraina do të triumfojë

Kryesoret

Ish-president i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar kreun e shtetit Zelenski për 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës.

E gjendur nën agresionin rus, kryetari i partisë së Lirisë thotë se Ukraina e lirë dhe pavarur është me rëndësi kyçe për paqen.

“Në këtë 31-vjetor të Pavarësisë, bota gjen frymëzim tek rezistenca patriotike e qytetarëve të Ukrainës, në luftën e tyre të drejtë ndaj agresionit ushtarak rus.

Lufta, dhuna, veprimet armiqësore, nuk mund të pranohen si normalitet i marrëdhënieve mes shteteve sovrane në kohët që jetojmë.

Ukraina e lirë dhe pavarur është gjithashtu me rëndësi kyçe për paqen, sigurinë, prosperitetin ekonomik të Europës dhe të botës.

Të bashkuar në solidaritet,  ne qëndrojmë të rreshtuar me aleatët perëndimorë, në mbështetje të popullit ukrainas, drejtuesve dhe institucioneve legjitime të saj, deri në garantimin tërësor të lirisë e paqes për Ukrainën dhe mbarë botën.

Vlerat europiane do të triumfojnë në Ukrainën e pavarur” shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit