-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali i radhës, kryeministrja e Finlandës foto topless në rezidencën qeveritare

Kryesoret

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ka kërkuar falje pasi ajo u shfaqi një foto topless të ftuarve në një residence zyrtare të qeverisë. Në foto shihen dy gra duke puthur njëra-tjetrën dhe duke mbuluar gjoksin e tyre me një shenjë zyrtare “Finlanda”. Kjo foto ka bërë xhiron e rrjetit. Kjo vjen pasi pamjet video u shfaqën javën e kaluar që tregonin Marin, 36 vjeç, duke festuar me miqtë, me disa kundërshtarë politikë që pretendonin se kishte lëndë narkotike. Marin e mohoi këtë dhe bëri vullnetarisht një test droge, i cili doli  i pastër.

Marin konfirmoi të martën se fotoja topless është bërë në rezidencën e saj zyrtare në Kesaranta, pasi ajo mori pjesë në një festival muzikor i cili u zhvillua nga 8-10 korrik. “Unë mendoj se fotografia është e papërshtatshme, kërkoj falje. Kjo foto nuk duhej të ishte bërë”, u tha zonja Marin gazetarëve në Helsinki, raporton BBC.

Kryeministrja shpjegoi se në atë kohë në rezidencën e saj ndodheshin “miqtë” për të “kaluar mbrëmjen” dhe “të shkonin në sauna”. Fotografia u postua fillimisht në një llogari në TikTok nga një ndikuese dhe ish-konkurrente për konkursin Miss Finlanda, e cila shfaqet vetë në foto. Deri më tani, Marin ka gëzuar mbështetjen e partisë së saj, Partisë Social Demokrate (SPD). Antti Lindtman, kreu i grupit SDP në parlament, tha në një konferencë se kryeministri kishte mbështetjen e grupit të tij. “Nuk shoh ndonjë problem të madh që ajo të kërcejë me miqtë e saj në një event privat”, tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit