Reperi MC Kresha ka performuar në “Air Albania” ndërkohë që pas pak çastesh do të zbresë në ring kampioni Florian Marku.
Kujtojmë që Muhamet Qamili fitoi mbrëmjen e sotme, por boksieri tjetër shqiptar Amarildo Vraja ra KO pak sekonda pasi zbriti në ring.
Gjithashtu boksieri Amarildo Vraja përfundoi në tapet pas një serie grushtesh nga kundërshtari i tij bullgar.
Borislav Velev u tregoi i papërmbajtshëm teksa i lëshoi një seri grushtesh shqiptarit. Menjëherë u kërkua ndërhyrja e mjekëve. Për fat të mirë, pa probleme për shqiptarin që e humbi këtë takim.