Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift është paditur për kopjim. Teresa La Dart ka paditur këngëtaren për më shumë se një milion dollarë duke pretenduar se ka kopjuar librin me poezi të autorit të vitit 2010, “Lover” për kopertinën e albumit “Lover”.
La Dart, e cila botoi një libër në vitin 2010 me poezi, mendon se Taylor kopjoi titullin dhe dizajnin e librit të saj.
Këngëtarja e “Bad Blood” është aktualisht e përfshirë në një tjetër padi për të drejtat e autorit për këngën e saj hit “Shake It Off”. Ende nuk ka një reagim nga këngëtarja e njohur.
Kantautorët Sean Hall dhe Nathan Butler kanë pohuar se Swift ka përdorur linja nga melodia e tyre e vitit 2001 “Playas Gon’ Play”, e cila u interpretua nga grupi i vajzave 3Lë.
Padia, e cila u ngrit për herë të parë në vitin 2017, u hodh poshtë, por është rihapur në apel.