Çdo fëmijë nuk ju bindet shpeshherë prindërve
Por, sjellja e keqe e fëmijëve mund të zhvillohet për shkak të prindërve, pa e kuptuar ata këtë, transmeton Telegrafi.
Loja e mendjes
Kur i thoni fëmijës se nuk ka drejtë të hajë më biskota, ai/ajo zemërohet dhe ju e lejoni atë të hajë edhe një. Duke u sjell në këtë mënyrë, ju ia kultivoni idenë se çdo herë që ata zemërohen, mund të marrin çfarë të duan.
Premtimet e pambushura të dënimit
Të gjithë kemi rastisur në situata ku prindërit e ‘kërcënojnë’ fëmijën se nëse bën diçka prapë, do t’ia ndaloj të shikoj televizorin, nuk do e lejojë të luajë etj.
Mirëpo, shpesh ndodh që prindërit të harrojnë për “premtimet” e tyre, dhe fëmijët do të vazhdojnë t’i bëjnë prapë ato. Pse jo? Sepse nuk do të ketë dënime…
Kërcënimi
Sipas psikologëve, nëse prindërit e kërcënojnë fëmijën se nëse gënjen do të ketë shumë dënime për ta, fëmijët prihen të gënjejnë edhe më shumë.
Prandaj, mos bëni më kërcënime të tilla.
Dënimi me abuzim fizik
Sipas studimeve të shumta, nëse fëmija përjeton dënime fizike shumë shpesh, ai/ajo do të bëhet më agresiv dhe do t’i bie vetëbesimi.
Veç kësaj, fëmija në vend se të mësoj nga gabimi, vetëm sa do të mësohet si të shmang dhimbjen.