Data 26 gusht është datëlindja e humanistes së njohur shqiptar, Shën Nënë Terezës.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ishte një murgeshë dhe misionare katolike, me prejardhje shqiptare.
Ajo u lind në Shkup, asokohe qendra e Vilajetit të Kosovës në Perandorinë Osmane. Pasi jetoi në vendlindje për 18 vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza themeloi Misionarët e Bamirësisë, një kongregacion katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë Çmimin Nobel për Paqe.
Shën Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë të Indisë.
Ipeshkvia e Kosovës sot do të organizojë Akademi Solemne në ditëlindjen e Shën Nënë Terezës, e cila do të mbahet në Qendrën “BogdaniPolis”, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Me këtë akademi zyrtarisht hapen ditët e Nënë Terezës që sivjet koincidon me 25-vjetorin e kalimit në amshim të saj.