Trupat e Putin janë filmuar duke gjuajtur me breshëri municionesh ndaj forcave ukrainase. Me predha dhe granata dhe me mesazhin e shkruar në to “Për Darya Duginan”.
Ushtarët rusë në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore shkruan në municione se kjo ishte hakmarrja e tyre për Duginan. Vajzën 29-vjeçare të këshilltarit ‘guru’ të Putinit, e cila u vra nga një bombë në makinë në fundjavë.
Dugina, babai i të cilës Alexander Dugin është një ultranacionalist famëkeq, vdiq në një shpërthim në një autostradë.
Pas bombardimit, Kremlini njoftoi që Kievi kishte punësuar për vrasjen një nënë 43-vjeçare ukrainase. Ajo kishte udhëtuar në Rusi në mesin e muajit korrik, bashkë me vajzën e saj.
Video tregon forcat ruse nga batalioni i Sparta në shtetin e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetsk në Ukrainën lindore duke shkruar “Për Darya Dugina”, “RIP Darya Dugina” dhe “Vajzë RIP, ne do të hakmerremi ty” në predha dhe granata.