Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Samaticë, Dimal. Raportohet se një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke pirë një dozë fotoksinë.
Mësohet se 35-vjeçari është gjetur i shtirë në dysheme nga familjarët, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal Berat, në gjendje të rëndë.
Bëhet me dije se viktima është Dashnor Oshafi, një fermer në Samaticë, aktivist i njohur për të drejtat e fermerëve dhe i pranishëm në çdo protestë.
Ende nuk dihen shkaqet që e detyruan 35-vjeçarin për të ndërmarrë aktin ekstrem, ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.